10 ditëshi i fundit i Ramazanit, Podcast me Elvisin: Nëse mundeni, t’i bëjmë të gjithë këto tre gjëra

Në serinë e radhës në Podcast me Elvisin, diskutojmë për ardhjen e 10 ditëshit të fundit të muajit të begatë të Ramazanit.

Elvisi shpjegon rëndësinë e 10 ditëshit të fundit të Ramazanit, shembullin e Pejgamberit alejhi selam si dhe mbi tre gjëra që mund t’i bëjë kushdo.

Elvisi: Kanë hyrë netët e fundit. Duhet t’ua themi vëllezërve dhe motrave që në këto ditë, duhet të ‘sakrifikohemi’ më shumë

Për shembull, Pejgamberi alejhi selam ka qenë shumë i fuqishëm fizikisht dhe 10 netët e fundit (të Ramazanit) nuk flinte. Pejgamberi 10 netët e fundit i bënte I’tikaf në xhami. Pas ikjes, familjarët e tij kanë bërë I’tikaf për nder të tij.

Tani, Pejgamberi ka qenë kulminacioni racionalitetit… sepse Kur’ani thotë t’i përsosni të gjitha, mendjen, shpirtin, trupin. Profeti ishte tek të gjitha këto, në maksimale.

Doja të thoja, t’i bëjmë të gjithë, tre gjëra të lehta. Pas namazit të Jacisë, duhet që minimumi të falen dy rekatë, derisa të vijë koha e syfyrit. Ka thënë Pejgamberi… “ Kush Natën e Kadrit falet, Zoti ia fal të gjitha gjynahet e jetës”

E dyta, duke qenë se veprat shpërblehet me 1 mijë muaj, të lërë çdo vëlla e motër që na ndjek, të lërë këto 10 netë, sadaka. Me lekë, me hurmë, kush ka mundësi. Kush ka mundësi të japë lekë çdo natë tek një i varfër. Secili njeh dikënd të varfër, një jetim. Ka bërë nijet që t’i japë 100 mijë lekë apo 500 mijë lekë të vjetra, t’ja japë çdo ditë 50 mijë lekë të vjetra, deri në Natën e Kadrit.

Dhe një sugjerim tjetër, të këndoni suren Kulhuvallahu ehad, tre herë… nga koh e akshamit deri në syfyr. Mendohet se duke e lexuar këtë sure, Zoti thotë, është sa një e treta në peshë e Kur’anit.

30 sekonda duhen për të thënë tre herë këtë sure. Xhenet, për 30 sekonda…