Një 56 vjeçar nga Kuba i quajtur Erik Hernandez ka arritur të thyejë rekord Guinness duke mbajtur (xhongluar) topin për plot 12 orë e 6 minuta.
Dikur ish futbollist, Hernandez ka arritur të kryejë një xhonglim që vështirë të gjesh të dytë në mbarë botën. Hernandez synon që përmes kësaj arritje të mund të motivojë të rinjtë, me mesazhin se vendosshmëria e tejkalon aftësinë natyrore/talentin.
Kubanezi aktualisht mban një tjetër rekord të vendosur më 2011, për më shumë prekje të një topi futbolli me kokë brenda një harku kohor prej 30 sekondash.