15 vjeçari nga Prishtina i sëmurë rëndë, vëllai i dëshpëruar kërkon ndihmën e shqiptarëve: Zotit i lutem çdo ditë

Fotoja e mësipërme i përket një djaloshi të ri, veçse 15 vjeçar, i cili përballet me një sëmundje të rëndë. Valtoni vjen nga Prishtina dhe aktualisht gjendja e tij shëndetësore është tepër e rëndë… ai është diagnostifikuar me tumor në fyt.

Në pamundësi ekonomike për ta dërguar për kurim jashtë shtetit, familjarët i janë lutur për ndihmë bamirësve përmes “Shqiptarët për Shqiptarët”.

Vëllai i Valtonit, i është drejtuar Elvis Naçit, me këtë lutje.

Xhaxhi Elvis une jam Joni vellai i Valtonit 15 vjecar nga Prishtina, jam 12 vjeç. I lutem Zotit cdo namaz dhe xhuma te ma shpetoi vellain, por ai nuk po sherohet, gjendja e tij eshte shume e rende e kam frike se po e humbas vellain tim. I lutem te gjithe shqiptareve te ma ndihmojne vellain, nese e humbas une do te qaj cdo dite… “