Policia e Durrësit ka vënë në pranga një adoleshent të mitur, i shpallur në kërkim pasi ka qëlluar me armë zjarri.
17 vjeçari nga Sukthi është konfliktuar me një bashkëmoshatar të tij për motive të dobëta në fshatin Kullë. Gjatë sherrit, i riu ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në ajër.
Policia ka mundur të gjejë dhe sekuestrojë armën e përdorur nga i mituri, si dhe ka prangosur 17 vjeçarin me inicialet A.K.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit te Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.