Fatkeqësisht të shumta janë rastet e dhunës në familjen shqiptare. Vitet e fundit duket se është shtuar ndjeshëm dhe numri i të rinjve apo rejave që ngrenë dorën ndaj prindërve.
Një rast i rëndë ka ndodhur në Prishtinë, atje ku një 19 vjeçar ka rrahur nënën dhe e ka kërcënuar. Gruaja e ka ndjerë veten në rrezik dhe e ka denoncuar rastin në polici. Ajo ka sqaruar se me të birin pati një debat të fortë, përpara se ky i fundit ta dhunonte fizikisht. Gruaja tregoi se kishte dyshime se i biri vidhte sende në banesë dhe më pas ato i shiste.
Policia ka arritur ta vërë në pranga 19 vjeçarin, i cili është shoqëruar në komisariat. Me urdhër të prokurorisë ka nisur hetimi për akuzën e dhunës në familje. Media në Kosovë shkruan se 19 vjeçari nuk ishte një emër i panjohur për policinë, pasi më herët është akuzuar për të tjera vepra penale.