Nasa ka bërë publike dy imazhe interesante që përmbledhin vëzhgimet e kryera në harkun kohor të 20 viteve, të Kasiopea A-së dhe Nebulës së Gaforres, dy prej “yjeve” më të dallueshëm në qiellin e natës.
Qoftë Kasiopea A dhe qoftë Nebula e Gaforres, janë mbetje të dy shpërthimeve të fuqishme që njihen si supernova. Supernova-t ndodhin kur një yll përfundon ciklin e tij jetësor dhe shpërthen në një magnitudë të jashtëzakonshm.e
Fotot (gif) të publikuara janë vëzhgime të kryera përgjatë 20 viteve nga teleskopi Chandra, të përmbledhura në 20 sekonda.
Kasiopea A dhe Nebula e Gafores ndodhen në galaktikën tonë, konkretisht 11 mijë vite/dritë larg dhe 6,523 vite/dritë larg.
Imazhi Gif-i i mëposhtëm i përket Nebulës së Gafores. Shpërthimi që krijoi këtë nebula është vëzhguar dhe raportuar nga njerëzit afro 1 mijë vite më parë (1054), siç është zbuluar nga një seri me dokumenta që vijnë nga Azia (astronomët kinezë të kohës) dhe disa pjesë të tjera të botës.
Shpërthimi i yllit në supernova që krijoi nebulën la pas gjithashtu dhe një pulsar (yll neutron), të cilin teleskopi me rreze X Chandra, ka mundur ta vëzhgojë përgjatë 20 viteve.
Kasiopea A nga ana tjetër është një supernova më e re. Shpërthimi i yllit dhe drita që la pas janë vëzhguar në Tokë afro 340 vite më parë. Teleskopi Chandra ka nisur vëzhgimet e Kasiopea A-së në vitin 2000 deri në vitin 2018.
Imazhet e këtyre dy fenomeneve kozmike, kanë ndihmuar shkencën për të kuptuar më mirë procesin e supernovave dhe se çfarë mbetet pas shpërthimit të yjeve.