Kishte diçka më shumë se një vit që kishte marrë patentën…shpesh herë 20 vjeçari Klevis Ruçaj publikonte video në rrjetet sociale ku tregonte dashurinë e tij për shpejtësinë.
Veçse mbrëmja e djeshme, do të ishte hera i fundit. 20 vjeçari ‘fluturoi’ me makinën e tij Audi nga mbikalimi pranë Teg-ut në Tiranë, duke goditur më tutje edhe një makinë që udhëtonte në rrugë të saj. Në makinën që drejtohej nga i riu ndodheshin dy vajza, Erisilda 22 vjeçe dhe Sikela 23 vjeçare. Dy vajzat u shuan në vendngjarje, ndërsa disa orë më vonë në spital, ndërroi jetë edhe Klevisi.
Veç viktimave në moshë krejt të re, të plagosur pati edhe në makinën të tipit ‘Hyundai’, ku udhëtonin tre persona.
Përgjatë një viti të pajisur me patentë, 20 vjeçari i ndjerë rezulton të ishte gjobitur të paktën 5 herë në një hark kohor prej 5 muajsh, nga shtatori në janar të këtij viti.