Në 7 ndeshjet e para të këtij kampionati janë shënuar plot 23 gola. Një Europian i magjishëm deri tani, ndërsa kuqezinjtë shpresojnë për fitoren me Kroacinë.
Spektakli i kampionatit pritet të vijojë dhe këtë të hënë, me tre ndeshje nga grupi D dhe E.
E para ndeshje zhvillohet në “Allianz Arena” mes Ukrainës e Rumanisë, sfidë që nis në orën 15:00. Më tutje luan sërish në grupin E, Belgjika me Sllovakinë.
Në mbrëmje, ndeshja e ditës e vlefshme për grupin D, ku përplasen Austria me Francën. “Gjelat” shihet si ndër ekipet pretendente për të fituar kampionatin europian.
Nga futbolli në politikë, thirrja e Kylian Mbappe për qytetarët francezë
Teksa tifozët e Francës presin me padurim përballjen e mbrëmjes dhe fitoren, ylli i ekipit Kylian Mbappe është përfshië në qendër të trazirave politike në vend.
Pak ditë më parë Presidenti Macron shpalli zgjedhje të parakohshme parlamentare pas humbjes në zgjedhjet për parlamentin europian kundrejt ekstremit të djathtë atje, kryesuar nga Marine Le Pen.
Nga konferenca për shtyp në prag të ndeshjes me Austrinë, Mbappe ka folur pikërisht për politikë, duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos votojnë për ekstremin e djathtë.
“Kjo është një ngjarje që nuk është parë kurrë më parë. Kjo është arsyeja pse dua të flas me të gjithë popullin francez, por edhe me të rinjtë. Ne jemi një brez që mund të bëjmë ndryshim. E shohim se si ekstremistët po trokasin në derën e pushtetit, ne kemi mundësi të formësojmë të ardhmen tonë”, tha Mbappe.