23 vjeçari përplas të moshuarin dhe largohet nga vendngjarja, arrestohet një ditë më vonë

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën Elbasan-Peqin, atje ku një 69 vjeçar ka gjetur vdekjen pasi është përplasur me makinë nga një 23 vjeçar. Shoferi i ri është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa i moshuari i cili ishte këmbësor, ka ndërruar jetë në spital.

Policia njofton se e ka arrestuar të riun këtë të enjte.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. P., 23 vjeç, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar shtetasin Rr. Gj., 69 vjeç, këmbësor, i cili si pasojë e dëmtimeve humbi jetën në spital…”,njofton policia.