23 vjeçari pëson aksident të rëndë në aksin Lushnje- Berat, dërgohet me urgjencë tek Trauma

Një aksident i rëndë rrugor ndodhi në orët e para të mëngjesit në aksin Lushnje-Berat.

Një 23 vjeçar që po drejtonte një makinë të marrë me qira, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

I riu është dërguar me urgjencë fillimisht në spitalin e Lushnjes, ku dhe ka marrë ndihmën e parë. Më tutje ai është nisur drejt kryeqytetit, në spitalin e Traumës.

Ende nuk është zbardhur shkaku i aksidentit. Policia po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.