28 vite në burg për një krim që nuk e kishte kryer, historia prekëse e një 49 vjeçari

28 vite më parë, Lamar Xhonson (Lamar Johnson) u arrestua nën akuzën e vrasjes dhe pak vite më vonë u dënua nga gjykata në Mizuri (Missouri-SHBA) me burgim të përjetshëm… por e vërteta ishte se, Xhonson ishte i pafajshëm dhe nuk e kishte kryer atë krim.

E që e vërteta të dilte më në fund në dritë, u deshën 28 vite. Në atë kohë ende i ri, Xhonson vendosi të dërgojë një letër në kishë, me shpresën se dikush do t’i kthente përgjigje. Përballë izolimit të hekurave të qelisë dhe vetëdijes se ai ishte i pafajshëm, Xhonson thjesht kishte kërkuar mundësinë për të patur një lidhje me botën e jashtme, atje ku ai meritonte të ishte.

E për habinë e tij, një grua në moshë i shkroi. Gruaja ishte mësuese shkolle, në pension. Gruaja quhej Gini Shrapen (Ginny Schrappen), e cila tanimë është 80 vjeçe. Ajo i shkroi të riut që të kishte besim në Zot e kësisoj bisedat me letra mes të dyve vijuan… për afro 20 vite.

Derisa e vërteta doli në dritë. Në shkurt të këtij viti, tashmë afër ditëlindjes së 50-të, Xhonson u shpall i pafajshëm nga gjykata. Për herë të parë pas 28 vitesh, Xhonson fitoi lirinë. 49 vjeçari po ashtu vizitoi mikeshën e tij, 80 vjeçaren që besoi tek ai në vitet më të errëta të jetës nuk e baktisi.

“Kur je i pafajshëm, ti ke nevojë që dikush të besojë tek ty. Sepse kur ke njerëz që besojnë tek ty, atëherë është shumë e vështirë që ti të dorëzohesh”-tha 49 vjeçari.

Burimi: On the Road, CBSnews/ Përshtati: FCH.al