31 vjeçari qëllon me armë ish- vjehrrin në dyert e gjykatës në Prizren, sherri për procesin e divorcit

Një 31 vjeçar nga Dragashi ka tentuar të vrasë ish-vjehrrin, fill pas një debati të ndodhur në ambientet e jashtme të gjykatës së Prizrenit, atje ku mbahej seanca e divorcit mes të riut dhe ish të shoqes.

31 vjeçari e ka qëlluar me armë ish-vjehrrin duke e lënë atë të plagosur. Media në Kosovë raporton se mes të dyve ka patur mosmarrëveshje e konflikte në lidhje me procesin e divorcit.

31 vjeçari është arrestuar, ashtu siç ka pohuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Arrestohet i dyshuari për veprën penale “Vrasje ne tentativë “ Prizren, 26 prill 2024 Njësiti i hetimeve të sektorit rajonal DRP Prizren me datën 26.04.2024 ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarit O. M (viti i lindjes 1993, mashkull kosovar shqiptar), hetuesit kanë arritur që të gjejnë dhe sekuestrojnë armën me te cilën dyshohet se është përdor në këtë rast.

Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se te njëjtit kane ka gjuajtur me arme zjarri dhe ka plagosur viktimën K Q (Ish vjehrrin e tij) nga Dragashi pas një mosmarrëveshje rreth procesit te divorcit ne mes te vajzës se tije dhe te dyshuarit. Rasti ka ndodhur jashtë objektit te gjykatës. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore nq QKMF Dragash dhe pas i njëjti dërgohet ne Spitalin rajonal ne Prizren për tretman mjekësor”.