35 vjeçari humb kontrollin e mjetit, përfundon me makinën në lumin e Lanës

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, në afërsi të rrethit të Shkozës. Një 35 vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit të tij dhe ka përfunduar me makinën në lumin Lanë.

“Më datë 04.05.2024, rreth orës 05:30, në afërsi të rrethit të Shkozës, shtetasi F. H., 35 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana. Drejtuesi i automjetit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”-