350 viktima të dhunës në familje, fenomeni më i përhapur në qendrat urbane

Sipas të dhënave zyrtare të Gjykatës së Tiranës, vetëm për vitin që lamë pas, në gjykatë mbërritën 350 raste të dhunës brenda familjes.

Rezulton se shumica e rasteve janë më të përhapur në qendrat urbane dhe ato periferike (80% e rasteve), ndërsa në zonat rurale numrat rezultojnë më të ulët (fshatra 20%).

Më të prekura nga dhuna në familje rezultojnë të jetë gratë e grupmoshës 26-45 vjeçe. Siç theksojnë të dhënat e gjykatës së Tiranës, gratë me arsim bazë përbëjnë shumicën e viktimave të dhunës në familje.

Nuk mungojnë se gratë me arsim të lartë (rreth 10% e rasteve) të cilat bien pre e dhunës në familje.

Në gjysmën e rasteve, rezulton se bashkëshortët janë personat që kryejnë dhunën.