43 vjeçari rreh nënën e tij në Fier

Një 43 vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia në fshatin Kashisht të Fierit. 43 vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij të moshuar e cila është pajisur me një urdhër mbrojtjeje pas ndodhisë së shëmtuar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin 43 vjeç, banues në fshatin Kashisht, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje”, thuhet në njoftimin e bluve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.