43 vjeçari shqiptar humb jetën në Itali, makina kthehet në një grumbull hekurishtesh pas përplasjes me pemën

Për më shumë se gjysëm ore, personeli mjekësor tentoi ta largonte nga kthetrat e vdekjes Dritanin… por përpjekjet e tyre fatkeqësisht dështuan.

Dritan Mera, 43 vjeçar shqiptar, nuk mundi t’i mbijetoi plagëve që mori në aksidentin të rëndë.

Media italiane raportoi se ai  udhëtonte me makinën e tij në Castelnuovo (provinca e Piacenza-s) kur automjeti rrëshkiti prej lagështirës dhe doli nga rruga. 43 vjeçari u përplas ashpër me trungun e një peme, ndërsa pjesa e përparme e makinës u kthye në një grumbull hekurishtesh. Gjithçka ndodhi fare pranë banesës së të ndjerit.

Dritani po kthehej në shtëpi pasi kishte kaluar orët e mbrëmjes nën shoqërinë e miqve të tij. Për ta nxjerrë nga grumbulli i hekurishteve, u desh ndërhyrja e zjarrfikësve.