47 vjeçari spanjoll u gjend i pajetë në Divjakë, banori: Ndërtonin serat, ishin grup i shkëlqyer

Mbrëmjen e djeshme në një hotel në Karavasta të Divjakës, u gjet pa shenja jete në dhomën e hotelit një 47 vjeçar me origjinë nga Spanja. Deri më tani dyshimet e para flasin për rastin e një vetëflijimi, pasi  i ndjeri kishte shenja në qafë.

E teksa autoritetet vijojnë hetimet, në lidhje me rastin ka folur për mediat kryeplaku i zonës, Aristir Prifti. Ky i fundit tregoi se shtetasi nga Spanja kishte ardhur së bashku me një grup punëtorësh të tjerë për ndërtimin e një sërë serash moderne në Karavasta, sera të cilat do të përdoreshin për prodhimin e lyleshtrydheve, specave dhe domateve.

“Aty janë ngritur sera moderne për prodhimin e luleshtrydheve, specave, domateve. Ka qenë një grup i mirë me spanjollë, të cilët kanë pasur edhe punëtorë rumunë, por u larguan. Ndërtimi i serave vazhdon, këta dy ishin të punësuar të dy nga firma spanjolle. Nuk i kemi parë në fshat. Ata tani plotësojnë vitin që kanë filluar punë. Janë ngritur rreth 40 hektarë sera, kanë punuar në mënyrë të shkëlqyer. Asnjë nuk e dëshiron një ngjarje të tillë,” u shpreh kryeplaku i fshatit Karavasta, Aristir Prifti.