Ngjyra aktuale e hënës në fakt varion nga një kafe e lehtë deri në ngjyrën gri, kur sipërfaqja ranore e satelitit tonë ndriçohet nga rrezet e diellit. Por është atmosfera e Tokës, ajo e cila e “modifikon” ngjyrën e Hënës, duke i ndryshuar nuancat e deri tek format.
Fotografja italiane Marcella Giulia Pace, ka fikuar me aparatin e saj përgjatë një dekade të gjitha “variacionet” e Hënës, duke i nxjerrë në pah përmes këtij montimi (foto më poshtë)
Ngjyrat e shumëllojshme të Hënës (parë dhe fotografuar nga Toka) ndryshojnë për shkak të shtresëzimit të çrregullt të gazrave që përbëjnë atmosferën tonë.
Burimi: National Geographic