5 aksidente në pak orë në Shqipëri: 22 persona të plagosur, disa prej tyre fëmijë

Këtë të dielë një numër shqetësues aksidentesh ka ndodhur në rrugët e Shqipërisë. Në harkun intervalin mes disa orëve, u regjistruan 5 aksidente me 22 persona të plagosur.

Në “Rrugën e Kombit” një makinë me targa serbe ku udhëtonin 5 anëtarë të një familje, u përplas me trafikndarësen dhe doli nga rruga. Të gjithë familjarët (që kishin ardhur për turizëm) u plagosën, përfshi këtu 3 fëmijë e burrë e grua. Shkak paraprak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara. Familja po merr shërbim shëndetësor në Rrëshen..

Në Fier po ashtu ndodhi një aksident i rëndë në orët e mëngjesit. Dy automjete u përplasën, duke shkaktuar 10 persona të plagosur. Dy nga të lënduarit, një 25 vjeçare dhe një grua 56 vjeçare, janë dërguar për trajtim të specializuar në spital.

Në Korçë po ashtu ndodhi një aksident, ku një makinë u përplas me një person që udhëtonte me motor. Ky i fundit, mori lëndime.

Dy aksidente të tjera ndodhën në qarkun e Dibrës. Në zonën e njohur si “Plan i Bardhë” në Rrugën e Arbrit, një automjet u përplas me murin anësor të rrugës. Të plagosur mbetën shoferi dhe 3 pasagjerët që udhëtonin në makinë.

Në Shkopet ndërkohë, një tjetër makinë doli nga rruga dhe për pasojë mbetën të plagosur drejtuesi i mjetit dhe një pasagjere.

Që prej ditës së djeshme, kur nisën reshjet e shiut, ëstë vënë re një rritje e numrit të aksidenteve edhe për shkak të kushteve në rrugë.