58 vjeçari qëlloi me sëpatë kunatën, si ndodhi ngjarja që tronditi banorët e fshatit në Elbasan

58 vjeçari qëlloi me sëpatë kunatën, si ndodhi ngjarja që tronditi banorët e fshatit në Elbasan

Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Gramsh, atje ku ndërroi jetë një 15 vjeçar… sërish ka ndodhur një ngjarje tragjike që ka tronditur të gjithë banorët e fshatit Kusarth në Elbasan. Një 58 vjeçar i quajtur Refik Tashi, ka qëlluar me sëpatë kunatën, e cila ka humbur jetën pasi u dërgua në spital.

44 vjeçarja e quajtur Alma Qevani kishte patur zënka me kunatin, ndërsa këtë të mërkurë 58 vjeçari kishte telefonuar gruan e cila nuk i ishte përgjigjur. Të paktën kështu pretendon bashkëshortja e autorit, e cila për median u shpreh:

“Ishte nxehur se nuk hapi telefonin. Unë nuk kisha telefon, isha me motrën dhe ai mori motrën. Ishim të dyja nëpër ara. Ziheshin kot për gjëra koti. Sherr koti për punët e shtëpisë, s’ka ndonjë gjë. Kishte pirë një ditë dhe u zunë. Që aty motra e mori inat. Bashkëshorti merret me pastrim. Nuk e mbanim dot sot, ishte i fortë. Nuk e di kush i njoftoi por erdhi një polic para, pastaj erdhi ambulanca. Sot kërkojmë drejtësi. Dënimin deri në fund se e ka hak.”

Vetë autori i krimit pranoi para hetuesve se pasi ishte takuar me kunatën, kishin patur një debat verbal dhe se ajo e kishte sharë. Mandej autori e ka qëlluar me sëpatë kunatën.

Policia e gjeti duke u larguar nga vendi i ngjarjes autorin, i cili duart i kishte të mbuluara me gjakun e të ndjerës. 58 vjeçari u arrestua disa metra më tutje, në rrugë, me sëpatën që e mbante ende në dorë.

Në lidhje me ngjarjen, fqinjët janë shprehur për median, duke thënë se janë tronditur. Njëra prej fqinjeve e cila shkoi në pak pas ndodhjes së krimit, shpjegoi se pa të ndjerën të shtrirë në anë të tokës, të mbuluar në gjak.

“Dëgjova zhurma dhe dola. E motra kërkoi ujë, mora një kovë dhe ia çova. Gocat janë të mira, në punë të vet. Dhëndrin s’e njoh.”, u shpreh fqinja.

“Mua më thirri një komshie nga dritarja e bërtiti: “Po e therin oj Dije”… Almën e kam parë që kalon ndonjëherë me dele. U tronditëm. Është gjynah, goca e re. Pse ai që kanë futur në shtëpi e ka vrarë? Ai qenka katil”-tha një tjetër fqinje.

Njoftimi i policisë:

Goditi me sëpatë kunatën e tij, falë veprimeve të shpejta nga Policia, kapet dhe shoqërohet autori i dyshuar.

Si pasojë e plagëve të marra, 44-vjeçarja humbi jetën në spital.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, gjatë kontrollit në territor, në fshatin Bradashesh, për kapjen e autorit të plagosjes së 55-vjecarit, në Peqin, kanë konstatuar një shtetas, me një sopatë në dorë dhe me duart me gjak, i cili po ecte me vrap.

Shërbimet e Policisë janë vënë vënë në djekje dhe kanë bërë kapjen e shtetasit R. T., 58 vjeç, banues në fshatin Shirgjan, Elbasan dhe kanë shoqëruar atë në Komisariat.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas, rreth orës 13:00, në fshatin Kusarth, në rrugë, ka goditur me sëpatë motrën e bashkëshortes së tij, shtetasen A. Q., 44 vjeçe, banuese në Kusarth, e cila është dërguar në spital, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Sëpata është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.