6 orë në lumin e mbushur me krokodilë, momenti kur dy vëllezërit shpëtojnë shoferin e kamionit

Dy vëllezër të guximshëm kanë mundur të kryejnë një shpëtim heroik, i denjë për filmat hollivudian, teksa arritën të largojnë një shofer kamioni, i cili kishte rënë në lumë së bashku me mjetin e tonazhit të rëndë.

Vëllezërit Taru e Roan Hartley (22 e 20 vjeç) shkuan pranë kamionistit me helikopterin e tyre dhe mundën ta largojnë nga lumi i mbushur me krokodilë. Ngjarja ndodhi në një zonë të parkut kombëtar Tsavo në Kenia, park i dedikuar për ruajtjen e jetës së egër. Kamionisti qëndoi i bllokuar në kamionin e batuar, për të paktën 6 orë.