Klaudia Lato, Ifigjenia Micka, Erieta Molko, Ioanis Xhiollas, Denis Ruçi dhe Pavlin Bozo… këto janë 6 shqiptarët të cilët u shuan në tragjedinë me 57 jetë të humbura në Larisa të Greqisë fqinje.
Lajmin e konfirmon Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, ndërsa këtë të dielë mbahet ditë zie për viktimat edhe në vendin tonë
Shumica e personave që humbën jetën (përfshi dhe shqiptarët) ishin të rinj, studentë. Treni me pasagjerë u përplas pak para mesnatës së të martës (28 shkurt) me një tren me mallra.
Mbi ngjarjen u arrestua shefi i stacionit të trenave në Larisa, i cili pranoi se nuk kishte vënë re që trenat po ecnin në të njëjtën shinë të hekurudhës.