Një aksident mes dy makinave në “Rrugën e Kombit” ka lënë 6 persona të plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 të paradites së të shtunës (9 nëntor) në afërsi të Urës me Harqe në segmentin “Milot- Rrëshen”.
Të plagosur kanë mbetur drejtuesit e dy automjeteve si dhe katër gra, pasagjere në makinat që u përplasën. Të gjithë të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Laçit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Përplasja ka qenë e fortë dhe dyshohet se ka ardhur si pasojë e një parakalimit të gabuar.