63 vjeçarja përplaset për vdekje në autostradën Tiranë-Durrës

Mëngjesin e sotëm një grua në moshën 63 vjeçare ka humbur jetën në autostradën Tiranë-Durrës.

63 vjeçarja është përplasur nga një makinë rreth orës 05:05 të mëngjesit, teksa kalonte rrugën në kahun Durrës-Tiranë.

Drejtuesi i makinës, një shtetas 43 vjeçar me inicialet E.R, është shoqëruar nga policia e cila po vijon të kryejë veprimet proceduriale ndaj tij dhe rrethanave të aksidentit.

Më datë 10.12.2024, rreth orës 05:05, në autostradën “Durrës-Tiranë”, shtetasi E. R., 43 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen F. M., 63 vjeçe, e cila për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën në spital. 

Me shtetasin E. R. po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, tha policia.