7 vjeçarja që kreu 32 operacione… si është sot Amelia, vogëlushja që u kurua falë bamirësisë së shqiptarëve

8 muaj më parë Amelia 7 vjeçe po kthehej në shtëpi me gjyshin pasi kishte përfunduar shkollën. Një makinë i goditi të dy, pak metra larg shtëpisë. I moshuari humbi jetën, ndërsa Amelia u shtrua me urgjencë në gjendje kritike.

Fatmirësisht Amelia i shpëtoi rrezikut për jetën, por dëmet që ajo kishte marrë si pasojë e aksidentit ishin të rënda. Vogëlushja qëndroi në spital, pasi këmbët e saj kishin pësuar fraktura të rënda.

7 vjeçarja kreu plot 32 ndërhyrje në total në këmbët e saj. Pavarësisht vuajtjeve të panumërta, Amelia mbeti n shtratin e spitalit në kryeqytet, në pamundësi për t’u çuar në këmbë.

Emisioni “Për Shqiptarët” e bëri të njohur historinë e vogëlushes, teksa prindërit e Amelias bënë thirrje për ndihmë.  

Amelia u nis për kurim pak javë më parë falë bamirësisë së mijëra shqiptarëve.

7 vjeçarja po trajtohet në spitalin ‘Bambino Gesu’ në Romë.  Sot Amelia fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo po rikuperohet plotësisht derisa të mund të ngrihet në këmbë e t’i rikthehet jetës së përditshme në atdhe.

Buzëqeshja e saj është mbase dhurata më e bukur për këdo që mundet të shohë sesi bamirësia e njerëzve zemërmirë mundet të shpëtojë jetë