7 muaj e gjysëm më parë, kjo vogëlushe sapo kishte përfunduar orët mësimore në shkollë. Gjyshi kishte shkuar ta merrte e së bashku përdore iu drejtuan shtëpisë. Jo shumë larg banesës, një makinë i përplasi. Gjithçka ndryshoi për familjen Bunga. I moshuari ndërroi jetë në spital.
Amelia, veçse 7 vjeçe, pësoi dëmtime serioze në këmbë. Pasi disa kohësh në reanimacion, vogëlushja doli prej rrezikut. Por për prindërit e vogëlushes, drita e ditëve më të mira nuk do të vinte.
Amelia iu nënshtrua plot 32 ndërhyrjeve të ndryshme në këmbë. 7 muaj e gjysëm agonie e dhimbjesh për të dhe ende ajo nuk mund të çohet në këmbë, të ecë.
Familja Bunga nuk i ka mundësitë ekonomike dhe së bashku me vogëlushen luten për ndihmën e shqiptarëve bamirës.
Amelia ka nevojë për kurë të specializuar, një faturë financiare që kjo familje e varfër dhe e pafat, nuk do të mundet dot ta mbledhë kurrë