Në Shqipëri, shumica e të rinjve në grupmoshat 15-19 vjeç, jetojnë ende në familjet e tyre. Kështu thotë një raport i Eurostat, i cili tregon se vendi ynë ka përqindjen më të lartë të të rinjve që jetojnë në familje.
Në Greqi e Italinë fqinje, të rinjtë që jetojnë në familje të mbipopulluara arrijnë përkatësisht në 48% e 44%.
Në vendet e tjera të Europës, të rinjtë që jetojnë në familje vlerësohet të jenë jo më shumë se 26%.
Normat më të ulëta janë regjistruar në Qipro e Maltë (4%) , në Irlandë (5%) si dhe në Holandë e Belgjikë (me nga 8%).