Ky 10 vjeçar nga Kina i quajtur Tang Jinfan, ka arritur të thyejë rekordin Guinness për numrin e xhonglimeve me një top futbolli… plot 8,147 të tila brenda 60 minutave.
Djali nisi të luajë futboll në moshën 7 vjeçare dhe menjëherë shfaqi talent në aftësinë për të ruajtur kontrollin e topit. Trajneri i ekipit e shtyu 10 vjeçarin që të tentojë të thyejë rekordin botëror duke i thënë se kishte aftësi ta bënte këtë gjë.
“Në ekipin tonë të futbollit, të gjithë shokët e skuadrës mund të xhonglojnë topin mijëra herë me të dyja këmbët, por unë jam ai që bën më shumë”-tha Tang.
10 vjeçari ka ëndërr që të kryejë universitetin dhe gjithashtu të bëhet futbollist profesionist.