900 tërmete në pak orë, vullkani në Islandë drejt shpërthimit teksa qyteza me 4000 banorë evakuohet

Nga mesnata e të hënës deri në orët e pasdites ranë mbi 900 tërmete. Njërën prej lëkundjeve të forta një çift i ri mundi ta regjistrojë përmes pamjeve filmike, në qytezën e Grindavik.

Tanimë qyteza është braktisur, teksa 4 mijë banorëve iu kërkua evakuimi nga shtëpitë.

Mijëra lëkundje tërmeti janë regjistruar ditët e fundit në gadishullin e Reykjanes, teksa shpërthimi i vullkanit Fagradalsfjall duket i pashmangshëm.

Aktualisht një tunel magme është krijuar poshtë gadishullit, i cili është shtrirë deri në det.