92 km me not! Avokatja shqiptare, e para grua që përshkruan distancën nga Italia drejt Shqipërisë

Edhe pse një vit më parë nuk ia arriti dot, kësaj here Eva Buzo ia ka dalë të bëhet e para grua që përshkruan me not një distancë prej 92 kilometrash me not.

Avokatja shqiptare u nis nga brigjet e Italisë dhe me not mbërriti pas mëse 35 orësh not, në brigjet e Shqipërisë. Buzo notoi për plot 35 orë e 17 minuta dhe arriti të kryejë sfidën e jashtëzakonshme mëngjesin e të hënës, rreth orës 05:00.

“Kalimi i kanalit të Otrantos, pas një dështimi të një viti më parë, do të themi e  betonozoi emrin e Evës në një nga shkëmbinjtë e Karaburunit. Unë do të thosha që ta quajmë ‘Shkëmbi i Evës’ atë shkëmb ku Eva kapi për herë të parë kapi tokën shqiptare. Eva ka bërë mbi 50 e ca milje” tregon Sherif Dyrmishaj, peshkatari që e ka shoqëruar gjatë këtij rrugëtimi.

Gjatë sfidës, avokatja u shoqërua nga roja bregdetare dhe dy gomone. Kësaj here Buzo nuk shfaqi probleme shëndetësore gjatë orvatjes sfilitëse në det dhe mundi të përfundojë me sukses misionin për të cilin përgatitej prej vitesh.

“Asnjë moment nuk është dorëzuar, ritmi i saj që nga fillimi deri në fund ka qenë konstant. Ka pasur problem nga kalcifikimi, psh tani nuk është në gjendje të flasi, për disa ditë derisa të stabilizohet situata, por disa çuna shumë të sjëllshëm nga Vlora na sollën disa akullore edhe ajo sikur e stabilizoi gjendjen e saj. Ka notuar për 92 kilometra për 34 orë”,  tha notarja Evis Spahiu, e cila po ashtu ndoqi e shoqëroi avokaten në sfidën e saj.