Tiranë, përfshihet nga flakët parkingu i një pallati: Disa makina të djegura, largohen banorët

Një zjarr ka përfshirë parkingun e një pallati në Unazën e Re në kryeqytet. Autoritetet njoftuan paraprakisht se disa automjete janë djegur, ndërsa policia e zjarrfikësit po bëjnë evakuimin e banorëve të pallatit ku ka rënë zjarri.

“Më datë 13.07.2023, në Unazë të Re, ka rënë zjarr në parkingun e një pallati, dhe si pasojë dyshohet se janë djegur disa mjete.

Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse po bëjnë evakuimin e banorëve të pallatit dhe gjithashtu po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga Grupi Hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.”-njoftoi policia.