Në 1 vjetorin e vënies në funksionim të teleskopit hapësinor James Webb, NASA ka publikuar së fundmi një tjetër imazh spektakolar të arrirë falë teleskopit.
Imahi tregon një zonë në të cilën po formohen yje të reja. Në foto dallohen 50 yje të reja, shumica e të cilave kanë madhësinë e diellit. Zonat e errëta në imazh janë dhe rajonet më të dendura, me formacione masive pluhuri të cilat “rrethojnë” yjet. Në ngjyrë të kuqe, shihen formacione po ashtu masive të hidrogjenit molekular. Të tilla formacione gjenden kur dielli ‘shpërthen’ jashtë ‘placentës’ së tij të pluhurit duke krijuar dy rryma të fuqishme (jet).