I dehur në timon shkaktoi aksident me tre të plagosur, arrestohet 51 vjeçari

Një 51 vjeçar nga Gjirokastra ka rënë në prangat e policisë fill pas një aksidenti me të paktën tre të lënduar.

51 vjeçari me inicialet A.Gj humbi kontrollin e automjetit të tij, duke përplasur mandej një makinë që po drejtohej nga një 28 vjeçare. Kjo e fundit së bashku me dy pasagjerë mbetën të lënduar.

Pas nisjes së hetimit mbi rastin, autoritetet zbuluan se 51 vjeçari ishte i dehur.

DVP Gjirokastër

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban të DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. Gj., 51 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe automjeti është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen M. L., 28 vjeçe.

Për pasojë janë dëmtuar lehtë 28-vjeçarja dhe 2 pasagjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.