Temperatura 42 gradë sot në disa qytete të Shqipërisë, i nxehti ekstrem do të rikthehet sërish

Këtë të premte në disa qytete të vendit temperaturat kanë arritur deri në 42 gradë celsius, ndërsa i nxehti esktrem pritet të prekë të gjithë Shqipërinë sërish në fillim të javës tjetër dhe në fund të muajit korrik.

Qytetet ku janë regjistruar temperatura ekstreme janë qarku i Elbasanit, Gjirokastra e Berati. Për të vijuar më pas me Tiranën, Shkodrën e Koplikun.

Pas valës së sotme të të nxehtit, do të ketë një rënie me 2-3 gradë celsius përgjatë fundjavës. I nxehti ekstem pritet të rikthehet në fillim të javës së ardhshme me vlera sërish në 42 °C ose më shumë.

Fundi i muajit do të jetë sërish i nxehtë, ndërsa meteologët presin që të ketë dhe temperatura rekord që i kalojnë 44 gradë, si ajo e regjistruar në Kuçovë afro 5 dekada më parë.

Nga ana tjetër, javën që vjen pritet dhe shtimi i rriskut për zjarre. Kjo pasi parashikohet që të ketë shtim të parametrave të erës. Përgjate javës së ardhshme nuk parashikohet të ketë reshje shiu, por një shtim të lagështisë në ajër, duke bërë që i nxehti të ndjehet edhe më shumë.

Njëjtë, edhe vende të tjera të Evropës janë prekur ndjeshëm nga i nxehti esktrem i ditëve të fundit. Veçanërisht Italia e Spanjë, atje ku termometri i ka kaluar 45 °C në disa zona