I rrezikshëm dhe me precedentë, ky është personi i shpallur në kërkim për vrasjen e shqiptarit në Selanik

Ditën e djeshme një 51 vjeçar shqiptar gjeti vdekjen pasi u qëllua me armë zjarri të paktën dy herë nga një person i paidentifikuar, në Selanik të Greqisë.

Së fundmi media vendase raporton se policia ka një të dyshuar kryesor, i cili po ashtu rezulton të jetë shtetas me origjinë nga Shqipëria.

Siç raporton “Protothema”, policia është vënë në kërkim të një shqiptari (pa i dhënë identitetin) i cili rezulton të ketë precedentë të mëparshëm penalë. Protothema shkruan se policia e konsideron të dyshuarin kryesor si një person me rrezikshmëri të lartë. I dyshuari rezulton se udhëton me tri makina të ndryshme, njëra prej të cilave e të shoqes.

Kujtojmë se ditën e djeshme në një pikë karburanti në Selanik, 51 vjeçari shqiptar pati një debat me autorin. Një filmimi i kamerave të sigurisë u publikua në media, teksa dallohej sesi viktima në një moment tenton të qëllojë autorin me një zinxhir. Mandej autori qëllon me armë dhe 51 vjeçari shqiptar shembet në tokë.