Një aksident i trefishtë ndodhi këtë pasdite në aksin rrugor Fier- Seman, ku të lënduar mbetën dy fëmijë të mitur dhe dy shtetase të rritura.
“Rreth orës 18:20, në vendin e quajtur “Fermë Çlirim”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. N., është përplasur me automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin F. D. dhe me automjetin tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin K. R.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë pasagjerët në automjetin tip “Volksëagen”, shtetaset V. R., A. R., dhe dy fëmijë të mitur 2 vjeç dhe 10 vjeç , të cilët kanë shkuar në spital dhe po kryejnë ekzaminimet mjekësore.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.”-njoftoi policia.

