Pasi përfundon shkollën, David Gjergji vendos të shkojë në Shëngjin, por jo për pushime e plazh, përkundrazi. 14 vjeçari shkon të punojë e më të ardhurat që mbledh mundohet të ndihmojë familjen e tij. Atë e gjen buzë detit, duke pjekur e shitur misra. I riu tregon se ka dëshirë të punojë e të mos i bëhet “barrë” familjes.
“Kam disa kohë që punojë kështu. Është një dëshirë e madhe për mua të punoj. Pse me i marrë (para) famljes kur unë kam mundësi vetë. Familja nuk më ka thënë të dal e punoj, por unë kam dashur”-tha në një intervistë për abc-në i riu.
14 vjeçari është dhe artist, pasi arrin të luajë disa vegla muzikore si çiftelia, tupani apo lahuta. Madje ai ftohet shpesh edhe në evente muzikore kundrejt pagesës. Si dëshirë për të studiuar ka këngën ose veglat muzikore.
“Jam në dilemë të shkoj për vegla muzikore apo për këngë”-tregon i riu.