Ekipet e kërkim shpëtimit në Korenë e Jugut kanë nxjerrë nga një autobus trupat e pajetë të 9 personave, të cilët kishin mbetur të bllokuar në një tunel të përmbysur si pasojë e reshjeve masive që kanë kapluar vendin.
Autoritetet kanë njoftuar se në tunelin e gjatë 685 metra në qytetin e Osong, janë përmbytur afro 15 makina dhe të paktën 9 persona mbeten ende të zhdukur.
Rrëshqitjet e dherave dhe vërshimet kanë shkaktuar deri më tani të paktën 37 persona. Shumica e jetëve të humbura u regjistruan pas rrëshqitjvee masive të dheut në zonën e Gyeongsang, atje ku shtëpi të tëra u morën përpara nga mbetjet.
Vetëm të shtunën raportohet të ketë rënë të paktën 300 mm shi në Korenë e Jugut, ndërsa fotot me dron tregojnë zona të tëra të mbuluara nga balta e përmbytjet, aqsa dallohen veçse kulmet e shtëpive.