48 vjeçari ndërron jetë në plazhin e Golemit, shkak dyshohet një atak kardiak

Një 48 vjeçar ka humbur jetën këtë të dielë në plazhin e Golemit. Autoritetet dyshojnë se burri ka pësuar një arrest kardiak. Pavarësisht ndihmës mjekësore, ai ka ndërruar jetë.

“Në Golem, shtetasi M. H., 48 vjeç, banues në Durrës, sapo ka rënë në kontakt me ujin në anë të detit, ka shfaqur probleme shëndetësore, dyshohet arrest kardiak. Menjëherë i është dhënë ndihma e parë nga familjarët e tij dhe nga roja i plazhit dhe më pas nga  stafi mjekësor, por shtetasi M.H, humbi jetën.

Stafi mjekësor i ndodhur në vendngjarje paraprakisht dyshon se 48-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pak ditë më parë (enjte) një tjetër pushues humbi jetën në plazhin e Golemit, sërish nga ataku kardiak.