Javë me temperatura ekstreme në të gjithë Shqipërinë

Vala e të nxehtit që lamë pas, ishte veçse e para. Meteorologët parashikojnë që e gjithë java në vijim të karakterizohet nga temperatura ekstreme. Deri ditën e mërkurë maksimumi i termometrit do të shënojë 40 apo 41 gradë celsius, ndërsa nga e enjta pritet që i nxehti të intensifikohet më tej. Tirana, Elbasani, Fieri, Berati, Gjirokastra por ashtu edhe Shkodra, pritet të kenë temperatura deri në 42 gradë celsius, nga dita e enjte.

Meteologët parashikojnë se në qarkun e Beratit do të mund të kalohet dhe ky maksimum, duke shënuar temperatura mbi 42 gradë. Këto vlera janë deri në 10 gradë më të larta se temperatura tipike e muajit korrik.

I nxehti pritet që të zgjasë deri në fund të kësaj jave, për t’i lënë vendin disa ditëve më të ‘freskëta’… mandej në fund të muajit, parashikohen sërish dy-tre ditë të tjera me temperatura ekstreme.