Pushuesit e madje edhe autoritetet kanë mbetur të habitur nga një objekt misterioz në brigjet e plazhit në Australinë perëndimore. Një objekt gjigand metalik u gjend në plazhin Green Head. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar origjinën e objektit.
Objekti rezulton të jetë i gjerë 2.5 metër dhe i lartë 3 metër.
Një ekspert i aviacionit i quajtur Geoffrey Thomas, tregoi për median lokale se me gjasë objekti është një tank gazi nga një raketë, e cila mund të ketë rënë në oqeanin Indian e mandej ka dalë deri në brigjet e plazhit në Australi.
Në median lokale u përfol nëse objekti ishte pjesë e një avioni të shpallur të humbur në viin 2014 (me 239 pasagjerë në bord), por eksperti i aviacionit e hodhi poshtë kategorikisht këtë mundësi