Tiranë: Shoferja 31 vjeçare godet tre automjete të parkuara

Një grua 31 vjeçare është ndaluar nga policia e kryeqytetit fill pas një aksidenti që shkaktoi në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”.

E reja me inicialet A.O, rezultonte të ishte nën efektin e lëndëve narkotike. Gruaja kishte hyrë kundravajtje në rrugë, duke goditur edhe tre automjete të parkuara.

 “A. O., 31 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në efektin e lëndëve narkotike dhe në sens të kundërt me lëvizjen, në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, ka goditur tre automjete të parkuara, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.”, njofton policia.