Pamje video, zjarret shkrumbojnë mijëra hektarë bimësi në luginën e Kalifornisë

Kamerat e sigurisë të vendosura në një luginë të Kalifornisë në SHBA, kanë mundur të filmojnë sesi zjarret “marrin përpara” mijëra hektarë tokë në shkurre e bimësi të ulët.

Video me “time-lapse” e publikuar edhe nga “The Guardian” tregon sesi zjarret atje shkrumbojnë afro 3200 hektarë në bimësi të ulët në zonën e Riverside.

Zjarrfikësit mundën të ndalojnë zjarrin pas disa ditësh punë (përgjatë fundjavës).