Ngjarje e shëmtuar në Vlorë, 48 vjeçari godet xhaxhanë e tij pas sherrit banal

Një ngjarje e rëndë dhe e shëmtuar ka ndodhur në Vlorë, atje ku një 48 vjeçar ka goditur me sende të forta xhaxhanë e tij. Sherri ka nisur për motive të dobëta dhe fill pas tij 48 vjeçari ka nisur të godasë xhaxhanë.

Policia e ka arrestuar burrin, ndërsa xhaxhai i këtij të fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë 48 vjeçarin, banues në Vlorë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta xhaxhanë e tij, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.