Fier, 60 vjeçari me motoçikletë përplaset nga makina…. autori largohet

Një aksident ndodhi këtë mesditë në fshatin Agim të Fierit, ku një 60 vjeçar është përplasur në rrugë nga një makinë.

Burri në moshë udhëtonte me motoçikletë në momentin kur është goditur nga makina.

Shoferi i automjetit u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa 60 vjeçari u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.