Një prej rrugëve më të populluara në Johanesburg të Afrikës së Jugut, është dëmtuar rëndë fill pas një shpërthimi nëntokësor. Autoritetet besojnë se një tub i nëndheshëm gazi ka shpërthyer, duke çarë më dysh rrugën.
Në videon e regjistruar nga qytetarët dhe publikuar nga BBC-ja, dallohet një e çarë e thellë në mes të rrugës. Një person ka humbur jetën ndërsa dhjetëra të tjerë janë lënduar.