Të premten e të shtunën rriten sërish temperaturat: Elbasani e Berati deri në 43 gradë celsius

Kjo e enjte ishte dita më e nxehtë e këtij viti, por e nesërmja dhe dita e shtunë, pritet të jenë me temperatura edhe më të larta.

Sipas sinoptikanëve qytetet si Elbasani apo Berati do të shënojnë një temperaturë prej 43 gradësh celsius. Njëlloj nxehtë do të jetë në Tiranë me temperatura që pritet të shkojnë deri në 41 gradë.

E ndërkohë që moti në Shqipëri është përvëlues, në pjesën veriore të gadishullit ballkanik ka patur stuhi e reshje masive.

Shqipëria nuk pritet të preket nga moti i keq gjatë ditëve në vijim. Po sipas sinoptikanëve, i nxehti pritet të largohet vetëm pas datës 27 korrik, kohë në të cilën do të bien disi temperaturat përvëluese.