Mbi 18,000 persona të larguar, pamjet nga zjarret masive në ishullin e Rodosit

Mbi 18 mijë banorë e turistë janë detyruar të evakuohen teksa ishulli i Rodosit në Greqinë fqinje është përfshirë nga zjarret masive. Së fundmi autoritetet kanë njoftuar se shtimi i erërave këtë të dielë, e ka bërë thuajse të pamundur fikjen e disa vatrave të zjarrit.

Pamjet e publikuara nga media lokale dhe ajo e huaj, tregojnë sesi ishulli është mbuluar nga shtëllunga masive tymi, aqsa edhe dielli është “bllokuar”.

Sipas meteorologëve atje, ky muaj rezulton të jetë më i nxehti në 50 vitet e fundit në Greqi.

Një prej zëdhënësve të policisë, Kostantia Dimoglidou, tha për AFP-në se “na është dashur të evakuojmë një zonë me 30,000 banorë… ky është evakuimi më i madh ndonjëherë në Greqi”