Durrës: I moshuari i vë flakën shkurreve për të pastruar zonën, digjet vetë në duar e kraharor

Një 67 vjeçar nga Durrësit ka marrë djegie në trup e duar, fill pasi zjarri që ndezi  vetë doli jashtë kontrollit. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një banese, atje ku i moshuari po pastronte. Për të hequr një sërë shkurresh, 67 vjeçari i ka vënë zjarrin, por flakët janë përhapur duke rrezikuar dhe disa banesa përreth.

“Rreth orës 11:50, në lagjen nr. 10, Durrës, 67-vjeçari me iniciale Sh. D., duke pastruar afër një banese, i ka vënë zjarrin disa shkurreve, zjarri ka rrezikuar dhe banesat për rreth dhe si pasojë e përhapjes së flakëve ky shtetas ka pësuar djegie në duar dhe në kraharor. Aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë dhe shërbimet MZSh shkuan në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Është shoqëruar në Komisariatin e Durrësit, pronari i banesës, shtetasi A. K., 60 vjeç, i cili kishte punësuar 67-vjeçarin, për të pastruar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”-njoftuan autoritetet.