Të përqafuara nënë e bijë humbin jetën prej etjes… Foto simbol e tragjedisë së emigrantëve

Fotoja e dhimbshme e një nëne me të bijën, të dyja të gjetura të vdekura në shkretëtirën në kufirin midis Tunizisë e Libisë. Foto e shkrepur nga një gazetar libian e më pas shpërndarë nga organizata të ndryshme joqeveritare, ka bërë xhiron e botës.

 “Në dunat mbytëse, ëndrrat e tyre takuan fundin: ëndrra e kësaj gruaje për një jetë më të mirë për vajzën e saj, është zhdukur…” shkruajtën në Twitter aktivistët e Refugjatëve në Libi.

Situata midis Libisë dhe Tunizisë po kthehet në një tragjedi humanitare: prej javësh emigrantë, kryesisht nga brezi sub-Saharian, janë përpjekur të hyjnë në Tunizi nëpërmjet Libisë, por janë kthyer ashpër. Dëshmitë e mbledhura nga OJQ-ja tregojnë se ata kanë mbetur pa ujë, ushqim dhe strehë në mes të shkretëtirës.

Gjysmëhëna e Kuqe Libiane ka nisur gjithashtu një apel për të ndihmuarata që kanë mbetur të bllokuar në tokën e askushit.

“Ne jemi të bllokuar. Nuk mund të shkojmë përpara as prapa. Kemi nevojë për ndihmë, nuk kemi ushqim e ujë”, janë thirrjet e disa prej tyre, postuar në disa video të dala në rrjet.